Bota

Presidenti i parë i Zambisë, humb jetën në moshën 97-vjeçare Kenneth Kaunda

17 Qershor 2021, 15:43 Nga DOSJA
Presidenti i parë i Zambisë, humb jetën në moshën

ZAMBI- Presidenti i parë i Zambisë dhe një figurë kryesore në luftën e saj të pavarësisë, Kenneth Kaunda ka vdekur në moshën 97 vjeç. BBC shkruan se Kaunda u shtrua në një spital në kryeqytetin Lusaka të hënën pasi vuante nga pneumonia.

Ndërkohë që ndihmësit e tij thanë se ai nuk kishte Covid-19. Në vitet 1950, Kaunda ishte një figurë kryesore në atë kohë për pavarësinë e Zambisë. Ai u bë president pas pavarësisë në vitin 1964.

Si kreu i Partisë së Bashkuar të Pavarësisë Kombëtare (UNIP) me prirje të majtë, Kaunda më pas udhëhoqi vendin përmes dekadave të një sundimi njëpartiak. Ai dha dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet shumëpartiake në 1991.

Kaunda ishte një mbështetës i fortë i përpjekjeve për t’i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut. Ai ishte gjithashtu një mbështetës kryesor i lëvizjeve çlirimtare në Mozambik dhe atë që tani është Zimbabve.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota humb jeten presidenti i zambise kenneth kaunda humb jeten presidenti i zambise kenneth kaunda

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2021, 15:17

SERBI- Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilčik duket se nuk i ka mirë punët me Serbinë. Tajung shkruan se Blicik është përplasur me Pres...