Bota

Flet vëllai i 26-vjeçarit që u vra në Kosovë: E kanë thirrur për tu pajtuar por e kanë prerë në besë

17 Qershor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Flet vëllai i 26-vjeçarit që u vra në Kosovë: E

KOSOVË-Pas vrasjes së Valentin Balajt në Kosovë ditën e djeshme vëllai i tij Valon Balaj ka dhënë deklaratë për mediat.

Sipas tij vrasësi është vëllai i vajzës me të cilën vëllai i tyre i tretë ishte i martuar për rreth dy vite dhe nuk ishin dakoertësuar më parë për martesën me familjen e vajzës. Gazeta Express raporton se Valon Balaj tha se Valentini u vra mbrëmjen e djeshme tradhëtisht pasi e kanë telefonuar se do ti japin pajtimin për lidhjen e dashurisë por në fakt nuk ndodhi ashtu.

Ai tha se çifti kanë pasur raporte të mira me njëri tjetrin, por nuk i di arsyet pse familja nuk e kanë pranuar për dhëndër vëllain e tij dhe të Valentinit. Ai tha se vëllai i tij ka qenë i besueshëm dhe në fëmijëri ka qenë problematik, por prej që është martuar, jo.

“Unë jam Valon Balaj, Valentinin e kam vëlla. Deri të ngjarja ka ardhë, u kanë shkak tradhtie. Vllau i tretë ka pas të bëjë me çikën e atij (familjes së dorasit), kemi shku e kemi lyp, ka thënë s’e jap. I kam thënë qysh po ia bëjmë, ia kam çu njerëzit, i kam dëshmitarë. Jemi marrë vesh, tha, as mos më ngucni as s’ju nguci. Tradhtisht e ka thirrur mbrëmë, vëllain – djali i tij. Hajde dalim folim se du me ta bo per hair, edhe e ka mbyt. Deri para 4 dite kanë pas raporte të mira, para katër ditë ai e ka maltretu edhe çikën e vetë. Edhe, çika ka vendos me u prish prej tij. Atë ditë kemi vendos me njerëz, që mos me bë më të madhe këtë punë. Janë kanë në lidhje afër dy vjet, mendoj që mirë, kanë pas besim në njëri-tjetrin. Familjes se tyne s’ju ka përshtat vëllai për arsye të tyre, unë s’e di për çfarë arsye, as s’mi ka thënë. Por, e di që kanë thënë s’ta dha (çikën), edhe jemi kuptu. I kam dëshmitarët, jemi ulë kemi bisedu, iu kemi thënë as s’ju ngucim, senet që i ka djali ia kam fshi në telefon. E ka zgjatur dorën, ka thënë po, edhe mbrëmë e ka tradhtu, e ka qit tradhëtisht. Edhe nuk e kam lajmëru në polici më përpara, kam mendu me u bë burrë me të, po me të pa burrin. Kur kam shku në vendin e ngjarjes, ishin kanë vetëm shiritat aty…Ai u lajmëru vetë në polici, kam vazhdu në Pejë dhe në Prishtinë. Në orën 2 ka ndërru jetë…Deri tash nuk kanë kontaktu me familjarët e dorasit, nuk kam qejf as në rrugë me i pa. Valentini ka qenë shok i mirë, i besueshëm, në moshën fëmijërore ka qenë problematik. Por, derisa u martu dhe ka pas një çikë, ka vazhdu jetën. Prej punës ka ardhë mbrëmë, me tesha të punës ka qenë…Ai e ka një çikë dy vjeç”, përfundoi ai.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha se i dyshuari i vrasjes së 26-vjeçarit është ndaluar dhe ndaj të njëjtit do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit. 26-vjeçarit do t’i jepet lamtumira e fundit sot në orën 16:00.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora valentin balaj valon balaj valentin balaj valon balaj

Sondazh

Poll