Bota

17 Qershor 2021, 15:17 Nga DOSJA

SERBI- Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilčik duket se nuk i ka mirë punët me Serbinë. Tajung shkruan se Blicik është përplasur me Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pasi disa ditë më parë tha se stërvitja e Serbisë me Rusinë nuk e ndihmon avancimin e vendin në Bashkimin Evropian.

Pas kësaj deklarate Vuçiç i ka thënë Blicik se nuk është detyra dhe puna e tij se më kë bën stërvitje Serbia, ndërkohë që ky i fundit i është vendosur që ti kthehet në mënyrë miqësore, duke i thënë se komenti i tij ishte thjesht miqësor dhe se detyra e tij është vetëm të raportojë dhe të punojë si ndërmjetësues i Beogradit dhe Brukselit.

 “Unë jam politikan, ashtu si presidenti serb Aleksandar Vuçic. Detyra ime si raportues në Parlamentin Europian për Serbinë është të punoj hapur dhe konstruktivisht, në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Brukselit, midis Serbisë dhe institucioneve të BE-së.

Komenti im ishte një mesazh miqësor, i cili nënvizonte se kjo është çështje e rëndësishme. Padyshim kjo është një zgjedhje sovrane dhe e lirë e Serbisë, por është e rëndësishme të theksohet se disa lëvizje mundtë kenë pasoja.

Zgjerimi i BE-së dhe anëtarësimi, në fund të fundit, kanë të bëjnë me rregullimin e një vendi ndaj veprimtarive të BE-së. Sigurisht, ne e dimë që, kur flasim për politikën e jashtme dhe të sigurisë, vënia e Serbisë në shina ështe një detyrë sfiduese”, tha Bilčik, duke shtuar se “ne kemi vërtet vende anëtare në BE që janë (ushtarakisht) neutrale, por asnjë shtet i bllokut nuk zhvillon stërvitje ushtarake me Rusinë ose Bjellorusinë”, tha Blčik.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksander vucic stervitja serbi-rusi vladimir bilčik aleksander vucic stervitja serbi-rusi vladimir bilčik

Sondazh

Poll