Bota

Krizë nga pandemia, Kim Jong-un e pranon zyrtarisht: Situata është në tension, ushqimet po pakësohen

17 Qershor 2021, 15:34 Nga DOSJA
Krizë nga pandemia, Kim Jong-un e pranon zyrtarisht: Situata

KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit. BBC shkruan se gjatë një takimi me drejtuesit e lartë të shtetit, Jong-un tha se situata në vend është e tensionuar dhe se ushqimet për njerëzit sa vijnë dhe po pakësohen.

Ai tha se sektori i bujqësisë kishte dështuar të përmbushte objektivat e tij të grurit për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, ndërkohë që çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje të mëdha.

“Situata është e tensionuar, ushqimet për njerëzit po pakësohen”, tha Jong-un.

Lajmet se Koreja e Veriut po përballet me një krizë ekonomike kanë dalë disa ditë më parë. Shkak për krizën në Kore është bërë mbyllja e territorit, ndalimi i tregtisë me Kinën, si dhe sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne korene e veriut kim jong un covid ne korene e veriut kim jong un

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2021, 15:17

SERBI- Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilčik duket se nuk i ka mirë punët me Serbinë. Tajung shkruan se Blicik është përplasur me Pres...