Politike

“Këto punë i di më mirë deputeti i zonës”/ Sulm i koordinuar ndaj Dritan Lelit, Blendi Klosi “i kalon topin” Gjiknu

17 Qershor 2021, 11:31 Nga DOSJA
“Këto punë i di më mirë deputeti i zonës”/

VLORË– I dërguari politik për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka zgjedhur një aksion pastrimi në ishullin e Sazanit, për t’ju bashkuar turmës që po sulmon kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. I pyetur nga gazetarët, ministri i Mjedisit dhe Turizimit, Blendi Klosi nuk pranoi që të bënte komente për Lelin, duke ia lënë topin ‘deputetit të zonës’, siç e quajti ai kolegun Gjiknuri.

Ky i fundit, në dukje më butë nga kolegët e tij, vendosi theksin te aksioni i pastrimin, dhe nevoja që edhe Bashkia e Vlorës të bëjë detyrat e saj. Në një moment, duket se paralajmëroi edhe pasardhësen e tij, nënkryetaren e Bashkisë.


“S’mund të jap përgjigje direkte për atë që më pyetët, falenderoj ministrin Klosi që i qëndron shumë afër Vlorës dhe turizmit këtu, por edhe zv.ministrin e Mbrojtjes, që po bëjnë të mundur vizitën në ishull, por pse jo të kontribuojnë për pastërtinë. Pastrimi është kryefjalë e turistëve, dhe një shqetësim kryesor në Vlorë, Bashkia dhe kushdo duhet t’i kushtojë shumë vëmendje. Pa pastrim ne kurrë nuk do të kemi turizmin që presim, secili nga ne të japë kontributin e tij, unë e vlerësoj dhe e pres që institucionet lokale të bëjnë më shumë në këtë drejtim, sepse duhet menduar dhe një plan menaxhimi për ishullin. Ishulli është pjesë e Bashkisë së Vlorës, dhe është pjesë e lidhjes së turizimit të Bashkisë Vlorë. Kemi një zonjë të nderuar që është zëvendëskryetare e bashkisë, që është po ashtu e pranishme këtu, janë një varg institucionesh që duhet të bëjnë punën e tyre,”- tha Gjiknuri.

Lufta mes deputetëve socialistë dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli vjen edhe çdo ditë bëhet edhe më e ashpër. Gjithçka erdhi pasi Dritan Leli refuzoi që të linte drejtimin e Bashkisë për të garuar si deputet në zgjedhjet e 25 prillit. I pari që e sulmoi ishte Rama, ndërsa pas tij, duket se Lelit i janë “sulur” gjithë socialistët e tjerë.

Vetëm pak ditë më parë me një shkresë të firmosur nga një pjesë e konsiderueshme e këshilltarëve të Bashkisë së Vlorës, u kërkua nga kryetarja Migena Balla, që me kryebashkiakun Dritan Leli të ketë një ballafaqim public. Në këtë mbledhje do të jetë dhe vetë kryeministri Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike damian gjiknuri dritan leli perjashtimi i dritan lelit damian gjiknuri dritan leli perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll

Politike 17 Qershor 2021, 10:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur takimin virtual të radhës, nën siglën e nismës “GATIPËRSHQIPËRINË”. Në fund të fjalës së tij, Rama ...

Politike 17 Qershor 2021, 09:08

TIRANË– Tariq Ali, intelektual i njohur britanik, aktivist e zë i fortë publik i së majtës, penë e rëndësishme e Guardian dhe LRB, analizon në “ASH...