Politike

Krisje në koalicionin PD-AN? Këlliçi: Aleatët ishin të privilegjuar në fushatë, po të kishim kandidatë anëtarët tanë

17 Qershor 2021, 11:10 Nga DOSJA
Krisje në koalicionin PD-AN? Këlliçi: Aleatët ishin

TIRANË– Belind Këlliçi, deputet i sapozgjedhur i Partisë Demokratike është zëri i parë zyrtar që deklaron se nëse PD do të dilte në fushatë pa aleatët por me kandidatë që do të ishin anëtarë të partisë, do të merrte më shumë vota. Në një intervistë për Report Tv, Këlliçi rrëzoi akuzën se aleatët nuk kanë qenë të privilegjuar. 

“Ne duhet të shkojmë para anëtarëve tonë për të dhënë llogari dhe për të bërë një analizë të vërtetë secili duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin dhe e gjitha kjo do të bëhet për rritjen e performancës dhe jo për prerje kokash.

Mendoj se aleatët nuk janë lënë menjëanë, kanë qenë të privilegjuarit nga ana e PD. Nëse do kishin pasur në disa vende të caktuara kandidatë të PD, do të kishin pasur një performancë shumë herë më të lartë. Procesit të analizës nuk duhet t’i nënshtrohen vetëm drejtuesit e PD-së, por edhe aleatët dhe çfarë kontributi kanë dhënë.’- tha Këlliçi.

Që prej fushatës elektorale, pati pretendime në PD se aleatë të caktuar u privilegjuan dhe morën vende të pamerituara në lista. Vangjel Dule ishte një nga emrat më të sulmuar nga brenda PD, dhe e deklaroi edhe publikisht që ishte sulmuar nga partia ku u bashkua për fushatë. A do të ketë krisje edhe në shtator? Mbetet për t’u parë, por deklarata e Këlliçit flet qartë se në koalicionin opozitar PD-AN, tashmë letrat janë hapur.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike belind kelliçi pd-an belind kelliçi pd-an

Sondazh

Poll

Politike 17 Qershor 2021, 10:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur takimin virtual të radhës, nën siglën e nismës “GATIPËRSHQIPËRINË”. Në fund të fjalës së tij, Rama ...

Politike 17 Qershor 2021, 09:08

TIRANË– Tariq Ali, intelektual i njohur britanik, aktivist e zë i fortë publik i së majtës, penë e rëndësishme e Guardian dhe LRB, analizon në “ASH...