Politike

Si ia del, u klonua? GAFA që nxori zbuluar Ramën, zv.ministrja shfaqet në dy mbledhje njëkohësisht

17 Qershor 2021, 09:58 Nga DOSJA
Si ia del, u klonua? GAFA që nxori zbuluar Ramën, zv.ministrja shfaqet

TIRANË– Zëvendës ministrja e brendshme, Romina Kuko ‘mundi’ që ditën e sotme të ishte e pranishme në dy vende, NJËKOHËSISHT.

Fillimisht ajo u shfaq në konferencën “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri” e OSBE në Tiranë në të cilën morën pjesë figura të rëndësishme politike.

Më pas, ajo u pa në videon live të kryeministrit Edi Rama, në nismën “Gati për Shqipërinë”. Ky takim online me të rinjtë, u shfaq në të njëjtën orë kur në media po jepej konferenca e zhvilluar nga OSBE. Kuko shihet me dy veshje të ndryshme por me të njëjtin model flokësh. Në videon e publikuar nga Rama ajo mban shënime, ndërsa në konferencën e OSBE-së shihet me kufje duke dëgjuar.

Dy ngjarjet e transmetuara për qytetarët dolën në të njëjtin orar, duke lënë të kuptohet se njëra prej tyre ishte transmetim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike romina kuko romina kuko

Sondazh

Poll

Politike 17 Qershor 2021, 09:08

TIRANË– Tariq Ali, intelektual i njohur britanik, aktivist e zë i fortë publik i së majtës, penë e rëndësishme e Guardian dhe LRB, analizon në “ASH...