Politike

17 Qershor 2021, 10:12 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur takimin virtual të radhës, nën siglën e nismës “GATIPËRSHQIPËRINË”. Në fund të fjalës së tij, Rama u ka kërkuar të gjithë ekselentëve që marrin pjesë në takim që të tregohen të duruar dhe të presin për përgjigjen nga qeveria dhe vartësit e tij. 

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka bërë një batutë, duke përdorur vargun e tij të këngës “Tirona” që ka bërë në bashkëpunim me grupin West Side Family. 

“Bëni durim dhe mos u tërhiqni nëse shihni se ka vonesa. Se mund të bëni komunikimin me ministrat dhe më pas mund të shihni që u harruat apo diçka që nuk ndodh. Informoni Borën. Çdo gjë mund të ndodhi se jetojmë në Tironë, e dini vetë ju…,”-tha Rama në fund të fjalës së tij. 

VARGU I RAMËS NË KËNGË:

Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë. 

Kjo eshte Tirona jone, Tirona kontradiktes
E luftes, e paqes, e erresires dhe e drites
Mashtrimit te vertetes, shpifjes interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit

ATY KU KRYETARI BERTET ME MEGAFON

Gjithcka mund te ndodhe, jetojmë ne Tiron!
Ku njerezia ben plazh aty ku thahet liqeni
Ku provinciali thotë : Jom prej Ali Demi!!!
Aty ku truk, perdorin jo vetem gratë por dhe pallatet
Ku MJAFT thote rinia, PO BOLL MO SE NA PLASET!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama gati per shqiperine edi rama gati per shqiperine

Sondazh

Poll

Politike 17 Qershor 2021, 09:08

TIRANË– Tariq Ali, intelektual i njohur britanik, aktivist e zë i fortë publik i së majtës, penë e rëndësishme e Guardian dhe LRB, analizon në “ASH...