Politike

Kim komenton deklaratën e Biden: Korrupsioni dhe trafiku i qenieve njerëzore, kërcënim për botën, kush përfshihet nuk hyn

17 Qershor 2021, 09:41 Nga DOSJA
Kim komenton deklaratën e Biden: Korrupsioni dhe trafiku i qenieve

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar sot urdhërin e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për sekuestrimin e pasurive të personave të korruptuar në Ballkanin Perëndimor. E ftuar në konferencën e organizuar nga OSBE, me titull “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”,

Kim tha se kushdo që përfshihet në trafikun e qenieve njerëzore dhe korrupsion, nuk do të lejohet të hyjë në SHBA, pasi nuk do “ti pijë më ujë”. Ambasadorja vuri theksin në dekretin e Joe Biden, duke thënë se korrupsioni dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë prioritet për Amerikën, e se presidenti ishte shumë i qartë.

Ndërsa, kreu i delegacionit i OSBE-së, në Tiranë, Vincenzo Del Monaco ishte ai që mori fjalën i pari duke thënë se Shqipëria ka bërë përparim për të luftuar këtë ‘murtajë’, (etiketim i përdorur nga Monaco). Ai kërkoi që në këtë ‘luftë’ të jenë të gjithë bashkuar për të bërë të mundur kapjen e personave të përfshirë dhe shpëtimin e jetëve të pafajshme.

Në fjalën e tij, Luigi Soreca tha se Bashkimi Europian ka një strategji e cila synon bashkëpunimin e ngushtë me vendet si Shqipëria.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike konferenca kunder trafikimit te qenieve njerezore luigi soreca vincenzo del monaco yuri kim konferenca kunder trafikimit te qenieve njerezore luigi soreca vincenzo del monaco yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 17 Qershor 2021, 09:08

TIRANË– Tariq Ali, intelektual i njohur britanik, aktivist e zë i fortë publik i së majtës, penë e rëndësishme e Guardian dhe LRB, analizon në “ASH...