Politike

17 Qershor 2021, 09:08 Nga DOSJA

TIRANË– Tariq Ali, intelektual i njohur britanik, aktivist e zë i fortë publik i së majtës, penë e rëndësishme e Guardian dhe LRB, analizon në “ASHOW “ në intervistë me Adi Krastën, modelin politik të qeverisjeve të sotme në ballkan.

Ai foli gjithashtu për rolin e projektin e organizatave joqeveritare në to, përfshi Soros, dështimin e pashmangshëm të propagandës dhe shembulli Blair, përhapjen e “cancel culture “ nga US në Europë etj…

Qeveria Shqiptare nuk ka asgjë të perbashkët me një qeveri socialiste por nga ana tjetër ka gjithcka të ngjashme me disa qeveri të rajonit apo me gjerë, siç janë korrupsioni në nivel të lartë, vjedhja e votës, blerja e politikanëve etj..”-tha Ali.

Ai shpjegoi se propaganda e përdorur nga politikanët herët a vonë kthehet në revansh pasi nuk mund të zgjasë përgjithmon dhe këtu ai bën një krahasim me Tonny Blair.

‘Shpagimi i qeverisjes me propagandë vjen herët a vonë. Librat e Tony Blair sot nuk gjenden ne raftet e autobiografive por në ato te kriminalistikës nëpër librari sepse u konsiderua gënjeshtar nga publiku i gjerë.’-theksoi ai.

Ai i konsideron si modele dhe projekte të pavendosura ende qeveritë e Ballkanit dhe Europës Lindore, dhe vren se organizatat jo-qeveritare kanë ndërhyrje në çdo sistem dhe institucion.

‘Vendet post rënies së komunizmit në Ballkan e Europën Lindore janë qeverisur këto vite sipas një modeli e projekti të paravendosur. Ish burokratë e njerëz të rëndësishëm të atij sistemi u bënë oligarkët e të sotmes. Organizata joqeveritare si Soros, por jo vetëm, ndërhyjne në politikën e këtyre vendeve nëpërmjet blerjes së intelektualëve, fondeve, shkollimit të studentëve e përgatitjes së politikanëve të së ardhmes.’-shtoi Ali.

Si përfundim ai thotë se alternativa e vetme për t’u përballur me qeveri të tilla është një lëvizje masive dhe forcimi i opozitarizmit, dhe ai mendon se organizatat studentore dhe politike duhet të kthehen në parti.

Alternative e vetme për t’ i bërë ballë është forcimi i opozitarizmit dhe lëvizjet masive. Organizata të vogla politike si ato të studenteve duhet te kthehen në Parti politike. 

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ballkani perendimor qeveria shqiptare tariq ali tony blair ballkani perendimor qeveria shqiptare tariq ali tony blair

Sondazh

Poll