‘Viza amerikane nuk pi ujë’/ Yuri Kim e prerë: Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA! Biden e
17 Qershor 2021, 08:42Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u shpreh e qartë në konferencën e sotme: Kush ka trafikuar qenië njerëzore nuk mund të futet në tokën amerikane. Kështu u shpreh Kim, gjatë konferencës së zhvilluar ditën e sotme kundër trafikimit të qënieve njerëzore.
Ajo u shpreh se urdhëri i Biden lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor kërkon bashkëpunim dhe punë kolektive. Ndër të tjera Kim tha se nëse një person trafikon qënie njerëzore SHBA do të marrë masa, si dhe nëse ai ka vizë amerikan nuk pi më ujë, duke nënkuptuar se sërish nuk do të lejohet të hyjë.
“Biden e kanë bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi, në synojmë përgjegjës ose bashkëpunëtorë për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave. Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë amerikane, nuk pi më ujë, nuk do ju bëjë punë sepse nuk do të lejoheni të lëvizni drejt SHBA-ve, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tua nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv. Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqjeje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në Drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, tha Kim.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Pas paralajmërimit të fortë se është i hapur për tu rikthyer në politikën aktive, ish-kryeministri Sali Berisha, dërgon sinjale dita-ditës se e ka ...
TIRANË– Zv.kryeministri i vendit, Erion Braçe i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili është dënuar me tre vite ...
Vetë Basha e ka premtuar këtë pak orë pas shpalljes zyrtare të fitores së tij në fillim të kësaj jave, (14.06), përballë tre kandidatëve të tjerë në garë, kur d...
TIRANË– Klajdi Qama, Halit Valteri dhe Ylli Shehu kanë marrë pushimet…pasi dhanë votën e tyre pro shkarkimit të Metës më 9 qershor.Destinacioni i tyre ësht...
TIRANË– Partia Demokratike ka vendosur që të mbledhë ditën e premte, më 18 qershor Kryesinë e Partisë. Në njoftimin e publikuar nga sekretari i përgj...
TIRANË– Gazetari investigative Artan Hoxha ka deklaruar se Ambasada Amerikane në Tiranë ka një listë me lokale që konsiderohen problematikë për shkak të kl...
FRANCË- Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar me ish-presidentin e Francës.Në takimin e zhvilluar me Nicolas Sarkozy, Rama ka diskutuar për sfidat e ...
Politike16 Qershor 2021, 13:29
TIRANË– Deputeti i pavaruar i Kuvendit të Shqipërisë, Ligoraq Karamelo është kërcënuar familjarisht. Ai i është drejtuar Policisë së Korçës me një k...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas qëndrimit të Holandës për negociatat me Shqipërinë. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Meta për...