Politike

Fshehu dënimin në Greqi/ Braçe i del në mbrojtje kryebashkiakut socialist: Kërkoi rrogën me forcë nga pronari grek, ai pu

17 Qershor 2021, 08:29 Nga DOSJA
Fshehu dënimin në Greqi/ Braçe i del në mbrojtje

TIRANË– Zv.kryeministri i vendit, Erion Braçe i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili është dënuar me tre vite burg në Greqi për dhunë.

Braçe ka nxjerrë një fletë gazete dhe krahas saj shkruan se, kryebashkiaku socialist nuk është dënuar as për krijimin e një organizate kriminale dhe as për pastrim parash, por sepse është shkelur me këmbë si punëtor krahu.

Në Greqi shqiptaret kane punuar e punojne prej vitesh ne pune pa sigurime, kane ndertuar ne greqi, ishuj pafund, por nuk mbrohen nga asnje sindikate! Tani vereni veten ne lekuren e nje punetori ne ndertim ne greqi qe rropatet dhe i mohojne rrogen, merrni fryme dy here e kujtoni edhe familjare tuaj qe e kane bere e vuajtur kete hall atje poshte, ne ishuj! E kuptoni cfare turpi eshte?! E kuptoni cfare idiotesh ka ne opozite ky vend? E dini qe; kane mes tyre nje hajdut makinash, pra nje hajdut te denuar me vendim gjykate te formes se prere dhe bene si qente ne kqz e nuk e shkarkuan sepse ai kishte thene ne formular se “jam denuar per vjedhje si hajdut”! Pra kjo fare partie qe humb e humb, sulmon, shan, fyen e shpif nje punetor shqiptar ndertimi qe kerkon rrogen e mohuar dhe, mbron, shpeton, kandidon e rikandidon nje hajdut te denuar per vjedhje!,“-shkruan Braçe.

POSTIMI I PLOTË:

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Qerim Ismailaj, tashmë pritet të shkarkohet pas rikthimit të përgjigjes nga pala greke, se akuzat e PD janë të vërteta. Në vitin 1999, ku ai ishte emigrant në Greqi, Qerimaj punonte si punëtor ndërtimi, ku ka patur një problem me pronarin e firmës pasi ky i fundit nuk e kishte paguar. Gjatë sherrit, pronari grek ishte rrëzuar dhe për pasojë, policia arrestoi Qerimajn, i cili u arrestua dhe dënua me 3 vite burg. Dënimi nuk ishte deklaruar në formularin për dekriminalizimin dhe pritet që atij ti hiqet mandati i kryetarit të bashkisë. Nga ana e vetë Qerimajt, nuk ka asnjë reagim.

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike akuza e pd per qerim ismailajn erion brace qerim ismailaj akuza e pd per qerim ismailajn erion brace qerim ismailaj

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2021, 13:29

TIRANË– Deputeti i pavaruar i Kuvendit të Shqipërisë, Ligoraq Karamelo është kërcënuar familjarisht. Ai i është drejtuar Policisë së Korçës me një k...