Aktualitet

Vrasja e Nezar e Gentian Beqirit/ SPAK çon në Gjykatë dosjen për Ardian Çapjen, ndër faqe edhe emrat e 5 të arrestuarve,

17 Qershor 2021, 10:38 Nga DOSJA
Vrasja e Nezar e Gentian Beqirit/ SPAK çon në Gjykatë dosjen

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në GJKKO dosjen për Ardian Çapjan. Megjithatë deri më tani dihet se në dosje është emri i Florenc Çapjes, ndërsa të tjerët ende nuk janë bërë me dije. Ndërsa hetimet në kuadër të të njëjtës dosje kanë vazhduar në sekret edhe për vrasjen e djalit tjetër të familjes Beqiri, Sajmir Beqirit.

Ky i fundit është ekzekutuar mëngjesin e 11 prillit 2016, 4 vite pas vrasjes së vëllait dhe babait të tij. Po ashtu vdekja e tij, përkon pak muaj pas masakrës së Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Viktimë mbeti vëllai i Ardian Çapjes, Agron Çapja dhe nipi i tij, Ardit Sinakllori, ndërsa u plagos Florenc Çapja.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se vrasja e Sajmir Beqirit mund të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes mes dy familjeve. Përveç historisë së përgjakjes mes familjeve, po hetohet edhe rasti i trafikut të lëndëve narkotike, më kontretisht një ngarkesë me 260 kg kanabis, ku nga përgjimet ka dalë emri i një personi tashmë të shpallur në kërkim për një dosje tjetër të trafikut të kokainës. Droga kishte si logo mbishkrimin: F.K. Elbasani! 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja arrestohet ardian capja vrasja e nezar dhe gentian beqirit ardian capja arrestohet ardian capja vrasja e nezar dhe gentian beqirit

Sondazh

Poll