Aktualitet

U plagos në sy të fëmijëve, RENEA e shtriu në tokë! Vëllai i Edison Begaj: Policia se mbrojti dot! Është baba e nënë

17 Qershor 2021, 10:22 Nga DOSJA
U plagos në sy të fëmijëve, RENEA e shtriu në

VLORË– Vëllai i Edison Begajt ka treguar detaje lidhur me jetën e të vëllai dhe porositë e tij nga spitali ku edhe ruhet nga efektivë të Policisë së Shtetit. Në një intervistë për “Fax”, ai ka treguar se Edisoni ka qenë i ndarë nga bashkëshortja dhe se kujdesej vetë për dy fëmijët e mitur.

Gjithashtu, ai shton se Begaj ndodhet në spital dhe jo në paraburgim pavarësisht se u prangos nga forcat RENEA, pasi prej 9 plagëve që ka marrë në trup, ka pësuar komplikacione. Në fund të intervistës së tij, ai i ka bërë apel Policisë së Shtetit që të kapë autorin dhe të mos merret me të plagosurin. 

INTERVISTA E TIJ PËR MEDIAT:

Policia deri më tani nuk ka bërë asnjë gjë. Thjesht shtriu Edisonin për herë të dytë para biznesit të tij, e shtriu në tokë duke qenë i plagosur me 9 plumba. E shtriu prapë. Merren akoma me Edisonin. Si është? Momentalisht është në spital, i shtruar nga problemet që ka. Ne duam që të dalë e drejta. Nuk kapet autori, por shtrihet në tokë Edison Begaj. Autori ka qenë i veshur me uniformë policie, me maskë. Ça të të them unë tani? Kjo është Policia e Shtetit. Edisoni ka dy fëmijë, i kam unë në shtëpi. Është ndarë nga familja. Ka babanë e sëmurë. Është vetë baba dhe vetë nënë për ata dy fëmijë. Janë të terrorizuar se ishin në vend të parë të makinës kur u plagos. Janë njëri 6 dhe 7 vjeç. Kam folur me të, më mbaj fëmijët. Ça do thotë? Ç’të mbrojtur ta quajë veten kur Policia terrorizon prapë Edisonin. Edhe turistët që ishin tek lokali. Dua të gjendet autori.

Begaj ra pre e një atentati mbrëmjen e 29 majit. Një person i veshur me uniformë policie i zuri pritë ndërkohë që ai po udhëtonte me makinë më fëmijët e tij. Ai u prangos më 14 Qershor, gjatë një aksioni të forcave RENEA në Vlorë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edison begaj edison begaj plagosja e edison begajt arrestohet edison begaj edison begaj plagosja e edison begajt

Sondazh

Poll