Aktualitet

Tentoi të kalonte në Morinë me dokumenta të falsifikuar, arrestohet 41-vjeçari nga Kosova, shpallet në kërkim një tjetë

17 Qershor 2021, 10:34 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte në Morinë me dokumenta të falsifikuar,

TIRANË– Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Morinë pasi po tentonte që të kalonte me dokumenta të falsifikuar. Gjatë kontrollit në valixhen e shtetasit A. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa dokumente të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. E., i cili dyshohet të jetë i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Kosovë dhe shpallën në kërkim shtetasin B. E., banues në Kosovë.Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të PKK Morinë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë automjeti tip autobus, ku udhëtonte si pasagjer shtetasi A. M.Gjatë kontrollit në valixhen e shtetasit A. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. E., i cili dyshohet të jetë i implikuar në këtë veprimtari kriminale.Vijon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qellim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41-vjecari ne morine arrestohet 41-vjecari ne morine

Sondazh

Poll