Politike

Zgjedhjet e 25 prillit! PD thërret të premten Kryesinë, Kuvendi Kombëtar i Partisë mblidhet më 17 korrik

16 Qershor 2021, 19:27 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit! PD thërret të premten Kryesinë, Kuvendi

TIRANË– Partia Demokratike ka vendosur që të mbledhë ditën e premte, më 18 qershor Kryesinë e Partisë. Në njoftimin e publikuar nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, bëhet me dije se në orën 11:00 të gjithë demokratët do të mblidhen në seli për të diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit.

Në rendin e ditës është miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për 25 prillit, që selia blu e ka konsideruar një masakës zgjedhore. Ndërsa më datë 17 korrik, PD-ja do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë.

MESAZHI I BARDHIT: 

Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite: 1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Zgjedhjet e 25 prillit rezultuan me fitoren e Partisë Socialiste janë konsideruar një masakër zgjedhore nga ana e Opozitës. Partia Demokratike nuk ka ende një qëndrim zyrtar, pavarësisht zërave që pohojnë se Opozita do të jetë pjesë e Kuvendit të ri. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kryesia e pd 18 qershor 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 kryesia e pd 18 qershor 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2021, 13:29

TIRANË– Deputeti i pavaruar i Kuvendit të Shqipërisë, Ligoraq Karamelo është kërcënuar familjarisht. Ai i është drejtuar Policisë së Korçës me një k...