Aktualitet

Arrestimi i ‘çunave’ të Parkut/ Zbardhen detaje, dy të rinj kishin djegur makinën e drejtorit të policisë Berat

17 Qershor 2021, 08:02 Nga DOSJA
Arrestimi i ‘çunave’ të Parkut/ Zbardhen detaje, dy

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacioni ‘Parku’ që u finalizua pas 1 viti, e që vuri në pranga 12 persona dhe shpalli në kërkim 6 të tjerë.

Mësohet se tre prej personave që kanë rënë në pranga i kanë djegur dy mjetet, Shkëlqim Kokonozit, ish-shefi i policisë së Beratit. Të rinjtë, dyshonin se Kokonozi po i vëzhgonte, ndaj i kanë djegur dy mjetet. Deivid Shuaipi, i cili është arrestuar dhe Arnaldo Çiçaj, i cili është shpallur në kërkim, janë dy personat që kanë djegur mjetet e Kokonozit.

‘Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. Sh. (i ndaluar) dhe A. Ç. (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Sh. K.’– thuhet në njoftimin e policisë.

OPERACIONI anti-drogë/ Banorët ‘SPIUNUAN’, policia i vëzhgoi për 1 vit! Filmimet me dron i nxjerrin zbuluar 12 ‘problematikët’ e zonës së Parkut në Tiranë, shpallen në kërkim 6 të tjerë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arnaldo cicaj deivid shuaipi operacioni “parku” shkelqim kokonozi arnaldo cicaj deivid shuaipi operacioni “parku” shkelqim kokonozi

Sondazh

Poll