Aktualitet

850 mijë! Rama bën bilancin e të vaksinuarve në vendin tonë

16 Qershor 2021, 21:18 Nga DOSJA
850 mijë! Rama bën bilancin e të vaksinuarve në vendin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e numrit të vaksinimeve anti-covid që janë bërë deri më tani në vendin tonë. Përmes një postimi në Facebook Rama tregon se numri i të vaksinuarve ka arritur në 850 mijë, nga 1 milionë që synohet të arrihet deri në fund të muajit qershor.

Fushata e vaksinimit në Shqipëri ka nisur që në muajin janar. Vaksinat që po përdoren në vendin tonë janë Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V. sot Shqipëria ka nënshkruar një tjetër kontratë me Pfizer, për të cilën është treguar mjaft hermetike duke mos dhënë asnjë detaj për çmimin apo për sasin e dozave të marra.

Sot Bashkimi Europian bëri me dije heqjen e kufizimeve të udhëtimeve me disa vende të Europës, ku mes tyre përfshihej edhe Shqipëria, si vend jo i rrezikuar nga COVID-19.

(F.m/Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll