Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja: Depozituam prova shtesë, besoj se e kemi bindur Kushtetuesen

16 Qershor 2021, 20:34 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja: Depozituam prova shtesë,

TIRANË– Avokatja Adriana Kalaja është shprehur se bindur se e ka bindur Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vendim pozitiv në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Pas seancës maratonë që zgjati për plot 12 orë, në një deklaratë për mediat, Kalaja tha se ka depozituar prova shtesë dhe se ka bindjen që e ka bindur Kushtetuesen.

“Siç jeni në dijeni, mbaruam një seancë maratonë, filloi 10 paradite. Sot u bë realisht gjykimi i themelit të çështjes, ku Presidenti dhe Aleanca kërkuam shfuqizimin e ligjit special të 2018 të VKM së transferimit të pronës së 2020 dhe vendimit të Bashkisë pë shembjen e Teatrit. Pas një debati të gjatë siç e keni ndjekur, Gjykata Kushtetuese e mbylli hetimin, administroi provat dhe u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar. Kam besim se do marrë një vendim pozitiv. Kemi depozituar prova shtesë, besoj se e kemi bindur,”- tha Kalaja.

LAJM KRYESOR: Shembja e Teatrit/ Mbahet për 12 orë seanca e tretë në “Kushtetuese”, trupa tërhiqet për vendim. Dervishaj: Kuvendi s’ka rivlerësuar konstatimet e Presidentit. Kokona: Godina s’ka vlera kulturore. Kalaja: Kam besim

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriana kalaja gjykata kushtetuese shembja e teatrit kombëtar adriana kalaja gjykata kushtetuese shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll