Aktualitet

Pistoletë në brez! Artan Hoxha zbulon EMRIN e personit që ishte në tavolinë me Edison Begajn në Vlorë: I shpëtoi një at

16 Qershor 2021, 19:59 Nga DOSJA
Pistoletë në brez! Artan Hoxha zbulon EMRIN e personit që ishte

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar emrin e personit që ishte me Edison Begajn mbrëmjen kur e forcat RENEA e prangosën në lokalin e tij dhe i gjetën një armë zjarri. I ftuar në “Radari Informativ”, Hoxha tha se ai është Sokol Binaj, një personazh mjaft i njohur në qytetin bregdetar të Vlorës.

“RENEA hyri pa e njoftuar policinë lokale. Janë çuditur njerëzit dhe vetë policia është çuditur që ka parë dy furgonë.  Kanë hyrë te Oslo në Vlorë që policia nuk vepron. Ky është lokali i Edison Begajt. njerëzit shkojnë për tu ëmbëlsuar aty, por nuk e dinë që aty shtë ky Begaj dhe një tjetër person që i ka shpëtuar një atentati me eksploziv. Ishte me një tjetër personazh të njohur. Sokol Binaj. I shpëtoi një atentati me eksploziv. I kanë vënë 600 gramë eksploziv për ta vrarë,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Në nëntor të vitit të kaluar, Sokol Binaj i shpëtoi një atentati me eksploziv. Eksplozivi ishte i lidhur me celular me qëllim shpërthimin nga distanca. Por plani dështoi, pasi pakoja bombë u pikas nga pronari i mjetit. Kur i riu po kthehej në banesë, vuri re diçka të dyshimtë poshtë makinës që ishte e parkuar dhe njoftoi policinë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll