Aktualitet

Turma e të rinjve ‘u tërbua’ pas “Për’puthen”, Kikia: Janë ata që puthen atje, vrapojnë t’i prekin e t

16 Qershor 2021, 19:48 Nga DOSJA
Turma e të rinjve ‘u tërbua’ pas

TIRANË– Gazetari Mentor Kikia është shprehur i irrituar rreth ‘fenomenit’ të kohëve të fundit ku qindra të rinj vrapojnë të përshëndesin pjesmarrësit e programit Përputhen, që aktualisht kanë nisur një tur në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në një status në Facebook, teksa ka publikuar fotot ku shihet turma e të rinjve që vrapon për të hyrë në teatrin “Mijgeni”, jo për të parë ndonjë shfaqje, por për të takuar personazhet e “Për’puthen”, Kikia shton me ironi se me këto pamje, e ardhmja është e sigurtë.

Kikia vijon më tej teksa thekson se nuk ka zbritur asnjë personalitet në Shkodër, por janë ata që puthen në emision që njerëzit presin t’i prekin me duar e t’i dëgjojnë se ccfarë thonë.

Postimi i plotë:

Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë! Në dreq do të shkojmë. Në Shkodër, dyndje e madhe në sallën e teatrit “Migjeni”. Nuk po shiten biletat e ndonjë shfaqeje të ”madhe”. As ka ardhur ndonjë personalitet i shoqërisë tonë dhe njerëzia po rend ta dëgjojë çfarë do të thonë. Jo ore jo, kanë ardhur heronjtë e ri të shoqërisë tonë. Janë çunat dhe gocat që puthen tek “Përputhen”, dhe njerëzia në Shkodër po vrapon ti prekë, ti shikojë nga afër se sa realë janë. Ti fotografojnë(të gjithë me telefona në duar), tu marrin autografe, të dëgjojnë çfarë do të thonë, çfarë mesazhesh do tu japin për jetën dhe të ardhmen. Çfarë mendojnë ata për vendin dhe shoqërisë, si mund të bëhet(edhe më keq) ky vend etj etj. Në Shkodër kjo, imagjinoni qytetet e tjera… Dhe pastaj thoni që nuk është faji i popullit që gjërat këtu janë mbrapsht e lëmsh? Ju mendoni se me këtë rini e me këtë nivel të shoqërisë ne do të ecim përpara? Dhe ne presim demokraci, presim rini qe te jete me e mire se ne. Jo more jo, kurrën e kurrës!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mentor kikia perputhen mentor kikia perputhen

Sondazh

Poll