Aktualitet

Mbyllet pas 12 orësh seanca në Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, trupa tërhiqet për të marrë vendimin

16 Qershor 2021, 20:12 Nga DOSJA
Mbyllet pas 12 orësh seanca në Kushtetuese për Teatrin

TIRANË– Seanca e nisur që në orën 10:00 të paradites së sotme në Gjykatën Kushtetuese për Teatrin Kombëtar është mbyllur pas 12 orësh. Mësohet se trupa gjykuese është tërhequr në këto momente për marrjen e vendimit në lidhje me padinë e ngritur nga Presidenti Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në seancën e sotme, këshilltari i presidentit Ilir Meta për çështjet ligjore, Bledar Dervishaj është shprehur se Kuvendi nuk i ka rivlerësuar konstatimet për shkelje të kreut të shtetit, Ilir Meta. Një tjetër seancë u zhvillua dhe një ditë më parë ku u si provë është marrë vendimi i Këshillit Bashkiak, për prishjen e Teatrit.

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit. Vetë kreu i shtetit kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

LAJM KRYESOR: Shembja e Teatrit/ Mbahet për 12 orë seanca e tretë në “Kushtetuese”, trupa tërhiqet për vendim. Dervishaj: Kuvendi s’ka rivlerësuar konstatimet e Presidentit. Kokona: Godina s’ka vlera kulturore. Kalaja: Kam besim

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar dervishaj shembja e teatrit kombëtar bledar dervishaj shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll