Aktualitet

I shpëtoi atentatit në vitin 2018! Juxhin Hamajezi kishte nisur të trafikonte sirianë, arrestohet në Tiranë

16 Qershor 2021, 19:27 Nga DOSJA
I shpëtoi atentatit në vitin 2018! Juxhin Hamajezi kishte nisur

TIRANË– Një i ri i cili kërkohej në Pogradec për trafik klandestinësh është arrestuar në Tiranë. Juxhin Hamajezi është vënë në pranga mesnatën e djeshme dhe aktualisht gjendet në komisariatin nr 4 në kryeqytet ku gjatë ndalimit i’u gjet dhe një pasaportë franceze e cila dyshohet të jetë falco.

Hamajezi është një emër i njohur për blutë e kryeqytetit pasi në 2018-ën i riu i shpëtoi një atentati me armë zjarri në zonën e Kinostudios. Arrestimi i tij u bë për trafikimin e klandestinëve sirianë dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë.

Sipas Ora News, pas shoqërimit në ambientet e komisariatit 4 në Tiranë, ai është marrë nga një patrullë e policisë së Pogradecit, pasi ishte në kërkim nga policia e këtij qyteti në lidhje me një ngjarje kriminale.

Në një rast është vënë në ndjekje nga strukturat policore të Pogradecit, pasi dyshohej se transportonte klandestinë sirianë nga Greqia në Shqipëri, por nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Disa kilometra më tej ai ka zbritur sirianët dhe është larguar, duke mos u arrestuar nga policia që i ishte vënë në ndjekje.

Në 2018, Juxhin Hajamezi, i ka shpëtuar një atentati me armë në zonën e ish-Kinostudios. Ai mbeti i plagosur bashkë me të vëllanë Rivelino Hamajezi. Për këtë ngjarje u hetua në dy pista, atë të prishjes së pazareve të drogës dhe një plagosje te mëparshme që mund të ketë kryer ky i fundit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet juxhin hamajezi transport klandestinesh juxhin hamajezi transport klandestinesh

Sondazh

Poll