Aktualitet

Artan Hoxha: Ajo gjyqtarja e “Tik Tokut” ishte e vetmja që çoi pas hekurave Çapjat, ne e qëruam

16 Qershor 2021, 18:52 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Ajo gjyqtarja e “Tik Tokut” ishte e vetmja që

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Enkeleda Kapedani është e vetmja gjyqtare që i ka çuar anëtarët e fisit Çapja pas hekurave. I ftuar në “Radarin Informativ”, Hoxha tha se ka qenë pikërisht gjyqatrja që u pezullua pas videove ku shihej që sfilonte në Gjykatë dhe në sfond dëgjohej kënga ‘Maffia’, ajo që dha urdhërin për Ardian dhe Florenc Çapjan.

“Ajo gjyqtarja e Tik-Tokut është e vetmja gjyqtare që ka çuar në burg Çapjat. Por e qëruam ne atë,”- tha Artan Hoxha.

Hoxha tashmë është pezulluar nga KLGJ-ja. Pas hekurave ndodhet Ardian Çapja për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012 në Elbasan të Gentian dhe Nezir Beqirit. Ndërsa Florenc Çapja ndodhet në Dubai.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja artan hoxha enkeleda kapedani florenc capja ardian capja artan hoxha enkeleda kapedani florenc capja

Sondazh

Poll