Bota

Putin erdhi në takimin me Biden i ‘përgatitur’! Solli me vete limuzinën luksoze nga Rusia

16 Qershor 2021, 14:26 Nga DOSJA
Putin erdhi në takimin me Biden i ‘përgatitur’! Solli me

GJENEVË–  Presidenti rus Vladimir Putin solli limuzinën e tij nga Rusia për të marrë pjesë në një takim me Presidentin e SHBA Joe Biden. Autokolona e presidentit rus kishte të paktën 17 makina, pa përfshirë makinat e shoqërimit të policisë.

Limuzina e Putinit e cila vinte drejt e nga Moska, ishte e blinduar. Sipas mediave të huaja, makina e këtij lloji kap vlerën e rreth 250,000 dollarëve.

Vladimir Putin mbërriti në Gjenevë me një aeroplan presidencial ‘Ilyushin Il-96’, i ardhur nga Soçi, ndërsa limuzina e priti atë jashtë dhe e shoqëroi deri në vilën ku u mbajt takimi.

Takimi pritet të zgjasë 4 deri në 5 orë, me diskutime mbi çështje të tilla si kontrolli i armëve, sulmet e hakerëve dhe ndërhyrjet në zgjedhje.

Lajmi Kryesor: Nis takimi Biden-Putin: Presidentët do të diskutojnë për Covid-19 dhe Ukrainën, problemet e tjera ‘për ëmbëlsirë’ (AXHENDA)

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota limuzina e vladimir putin takimi biden-putin limuzina e vladimir putin takimi biden-putin

Sondazh

Poll