Bota

Kryediplomati kroat i kërkon 5 anëtarëve të BE-së ta njohin Kosovën, Radman: Do të stabilizohej rajoni

16 Qershor 2021, 14:21 Nga DOSJA
Kryediplomati kroat i kërkon 5 anëtarëve të BE-së ta

KROACI– Kroacia po u kërkon anëtarëve të fundit të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës, tha ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman.

Kroacia inkurajon pesë anëtarët e tjerë të BE ta njohin Kosovën, sepse kjo do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës, u tha Grlić Radman gazetarëve.

Sipas Express, ai po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë, ku do të diskutohet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Kryediplomati kroat tha se tri gjëra janë thelbësore për stabilitetin e rajonit: respektimi i integritetit territorial të shteteve, barazia kushtetuese e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe vendosja e besimit të ndërsjellë pas luftërave të viteve 1990.

Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit duhet të ruhet dhe respektohet. Pa rivendosur kufijtë, siç kemi dëgjuar muajt e fundit duke qarkulluar disa non-papers të famshëm që ishin drejtuar në atë drejtim”, tha Grlić Radman.

Duke folur për BeH, ai tha se vendi është bllokuar midis dy tendencave politike – centralizmit ose unitarizmit dhe separatizmit.

Në vitin 2008, Kosova e shpalli pavarësinë, e njohur nga mbi 100 vende, përfshirë të gjithë anëtarët e BE-së përveç Qipros, Greqisë, Rumanisë, Spanjës dhe Sllovakisë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gordan grlic radman integrimi i kosoves gordan grlic radman integrimi i kosoves

Sondazh

Poll