Aktualitet

Aksidentoi 60-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

16 Qershor 2021, 13:49 Nga DOSJA
Aksidentoi 60-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, shoqërohet

DURRËS– Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj në Durrës, rreth orës 15:20.

Mësohet se një 21-vjeçar me inicialet A.L., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin 60-vjeçar, banues në Shijak. I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë Durrës: Më datë 16.06.2021, në orën 15:20, në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj, Durrës, shtetasi A. L., 21 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., rreth 60 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll