Aktualitet

Dështon seanca për grabitjen e Rinasit, mungon Elton Pikli

16 Qershor 2021, 13:47 Nga DOSJA
Dështon seanca për grabitjen e Rinasit, mungon Elton Pikli

TIRANË– Seanca për grupin e grabitjes së Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit 2019 është shtyrë. Mësohet se trupi gjykues ka vendosur shtyrjen e seancës për grupin grabitësve për shkak të mungesës së një prej të pandehurit Elton Pikli. Ky i fundit duhet të jepte deklarimet para prokurorëve por nuk u paraqit në seancë, për arsye që ende nuk dihen.

Avokatët kërkuan që seanca të vijonte me të pandehurit e tjerë, por prokurorët kundërshtuan dhe kështu seanca u shty. Gjithsej të pandehur, në lidhje me grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas u morën tetë persona, por dy kanë vdekur. Admir Murataj u vra gjatë përplasjes me policisë, mesditën e 9 prillit, ndërsa ‘Daja’ Ragip Hajdini nga Kosova, vdiq në spital nga tumori.

Të pandehur për këtë grabitje janë Eldi dhe Klement Çala, Oltion Veseli, Renaldo Sula, Elton Pikli, Alkond Bengasi dhe Talo Çela. Ky i fundit është ende në kërkim pasi akuzohet se është implikuar edhe në krime te tjera.

Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit grabitja e 4.6 milion eurove aeroporti i rinasit grabitja e 4.6 milion eurove

Sondazh

Poll