Aktualitet

Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në OKB, reagon Rusia: Të gatshëm për të bashkëpunuar

16 Qershor 2021, 13:47 Nga DOSJA
Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të

RUSI– Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas zgjedhjes se pesë shteteve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Jashme e Rusisë shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me këto shtete, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Reagimi i Ministrisë së Jashme ruse: 

Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj,” tha ministria. “Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale

Me 175 vota, Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara pak ditë më parë. Vendi ynë mori 175 vota nga 190 vende në OKB me të drejtë për të ushtruar vullnetin e tyre, duke u bërë anëtare e përkohshme në këtë këshill, me një mandat 2-vjeçar.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e jashtme ruse shqiperia ne okb ministria e jashtme ruse shqiperia ne okb

Sondazh

Poll