Aktualitet

Masakrimi i çiftit Pasho, flet për herë të parë Taulanti: Prindërit kishin me vete mijëra euro, ish e dashura më ktheu b

16 Qershor 2021, 12:15 Nga DOSJA
Masakrimi i çiftit Pasho, flet për herë të parë

TIRANË– Djali i të ndjerëve Shpëtim dhe Teuta Pashos, Taulant Pasho ka dhënë detaje të reja që mund të ndihmojnë autoritetet në zbardhjen e e ngjarjes së rëndë të masakrimit të prindërve të tij. 

Sipas mediave italiane,  Taulant Pasho ka deklaruar se prindërit e tij mbanin me vete një shumë parash, që arrinte në disa dhjetëra, mijëra euro. Me zhdukjen e prindërve të tij janë zhdukur edhe shuma e parave.

Po ashtu, Pasho ka thënë se disa ditë pas zhdukjes së prindërve të tij, ka marrë nga ish-e dashura Elona Kalesha një shumë që ai i kishte dhënë asaj hua, që arrinte në disa mijëra euro. Vetë Taulanti është nën hetim për masakrimin e prindërve të tij.  Së bashku me të, nën hetim ështe edhe ish-e dashura e tij,  Elona Kalesha e cila aktualisht është burgosur në Sollicciano, si dhe vëllai i saj i vogël Denis Kalesha. 

Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elona kalesha shpëtim pasho taulant pasho teuta pasho elona kalesha shpëtim pasho taulant pasho teuta pasho

Sondazh

Poll