Aktualitet

Vrasja e Artan Cukut/ Gjykata hedh poshtë pretendimin e familjarëve, s’ka dëmshpërblim

16 Qershor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Vrasja e Artan Cukut/ Gjykata hedh poshtë pretendimin e familjarëve,

TIRANË– Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të ish-komisarit të vrarë Artan Cuku. Familjarët kishin kërkuar nga Ministria e Brendshme si dëmshpërblim shumën e mbi 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre.

Pretendimi i tyre qëndronte në faktin se Cuku ishte ishte kërcënuar dhe para se të vritej dhe shteti nuk kishte marrë masa për t’i siguruar jetën.

Por kërkesa e tyre është rrëzuar nga togat e zeza me pretendimin se shteti nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen e tij.

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të liqenit artificial më 8 prill të vitit 2017. Hetimet e prokurorisë dolën në përfundimin se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës, për kohën që ai ka qenë drejtues i Policisë në Vlorë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan cuku vrasja e artan cukut artan cuku vrasja e artan cukut

Sondazh

Poll