Aktualitet

ME VIDEO/ Banorët e Fushë Milotit në protestë për pronat: Le të bëj burg, do vras edhe rob!

16 Qershor 2021, 13:46 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Banorët e Fushë Milotit në protestë për

KURBIN– Banorët e Fushë Milotit, kanë protestuar për tokën që e kanë përfituar me ligjin 7501, por që tashmë i ka dalë pronari. Për kamerat e Syri, ata janë shprehur se Bashkia nuk kanë marrë asnjë masë për të zgjidhur problemin.

Sipas tyre, toka u është dhënë me tapi nga shteti por 30 vite më vonë ka dalë pronari dhe deri më tani të gjithë institucionet i kanë lënë pa një zgjidhje konkrete. 

“E kam marrë tokën që në vitet ’50. Nëse nuk e zgjidhim me Gjykatë e me ligj, unë do të mbroj veten. Le të bëj burg, le të vras edhe rob. Do ta mbroj trup më trup,“-thotë njëri prej tyre. Ndërsa tjetri shton se ka marrë edhe kërcënime për jetën: Më thonë se do të më vrasin në arë, s’di si të veproj.

Banorët e Fushë Milotit kërkojnë që problemi i tyre të marri zgjidhje dhe nëse nuk ka asnjë reagim nga instancat shtetërore ata kanë theksuar që protestat e tyre do të përshkallëzohen.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne fushe milot per token protesta ne fushe milot per token

Sondazh

Poll