Aktualitet

Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, vodhën 40 shtëpi ndër to edhe të kryebashkiakut

16 Qershor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, vodhën 40 shtëpi ndër

ITALI-Autoritetet italiane kanë arrestuar ditën e sotme 5 persona ku katër ndër to ishin shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhjen e 40 apartamenteve  ndër to edhe të kryetarit të bashkisë Merate Massimo Panzer.

Sipas mediave italiane shënjestrat e tyre ishin në Lecco, Como dhe Monza. Operacioni për shkatërrimin e grupit u krye gjatë natës dhe ndaj tyre është realizuar një hetim i gjatë prej disa muajsh.

Policët kanë fiksuar imazhe të kapura nga kamerat e sigurisë ku kanë mundur që të identifikojnë shqiptarët. Mësohet se ata ishin autorë edhe të grabitjes së shtëpisë së kryebashkiakut të Merate, Massimo Panzeri, dhjetorin e kaluar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 4 shqiptare arrestohen ne itali 4 shqiptare arrestohen ne itali

Sondazh

Poll