Aktualitet

Lejuan ndërtimet pa leje, nën akuzë lryeinspektori dhe 2 ish-punonjës të IMT në Klos

16 Qershor 2021, 10:42 Nga DOSJA
Lejuan ndërtimet pa leje, nën akuzë lryeinspektori dhe 2

MAT– Policia e Shtetit ka vendosur që të procedojë penalisht kryeinspektori e IMT-së dhe 2 ish-punonjësit e tij, pasi lejuan që të kryenin ndërtime të kundërligjshme. Bëhet fjalë për kryeinspektorin Miklel Velsula dhe dy punonjësit e tjerë Fatmir Selaj dhe Kadri Dema.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lejuan që të kryenin ndërtime të kundërligjshme, procedohet penalisht Kryeinspektori dhe 2 ish-punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

Miklel Velsula 32 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos. Fatmir Selaj, 39 vjeç, ish-Kryeinspektor dhe Kadri Dema, 28 vjeç, ish-Inspektor, pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, kanë lejuar që të kryhen ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Klos.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatmir selaj klos miklel velsula policia e shtetit fatmir selaj klos miklel velsula policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2021, 08:46

TIRANË– Për 12 orë rresht Gjykata Kushtetues ka diskutuar sot në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Që prej...