Aktualitet

Shkeli gazin në vend të frenave, shoferja përplas këmbësorin në Korçë, ngjarja ndodhi gjatë manovrave për parkim (NJOF

16 Qershor 2021, 07:37 Nga DOSJA
Shkeli gazin në vend të frenave, shoferja përplas

KORÇË– Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 31-vjeçarja me iniciale Xh.A, teksa po tentonte të parkonte, ka ngatërruar pedalen e gazit me atë të frenave dhe për pasojë ka përplasur një këmbësor që po ecte në trotuar.

Në momentin e aksidentit drejtuesja e mjetit, ka tentuar të parkojë, por situata i ka dalë jashtë kontrollit, duke përplasur këmbësorin. Ai është dërguar në spital, aty ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 9, Korçë, pranë ish-Valutës, shtetasja Xh. A., 31 vjeçe, banuese në Korçë, gjatë kryerjes së manovrave për parkim, ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” të cilin drejtonte dhe për pasojë, ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar kalimtarin J. P., 47 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë.

Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. 

(a.b;f.g./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce aksident ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2021, 08:46

TIRANË– Për 12 orë rresht Gjykata Kushtetues ka diskutuar sot në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Që prej...