Vijon aksioni për lojërat e fatit/ Nën hetim dy pronarë lokalesh në Vlorë, u sekuestrohen 20 pajisje elektronike
16 Qershor 2021, 10:31Nga DOSJA
VLORË– Policia e Vlorës ka vazhduar aksionin në qytetin bregdetar ku janë goditur dy raste të aktivitetit të paligjshëm në lojërat e fatit, ku janë sekuestruar 20 pajisje elektronike. Ndërkohë që nën hetim janë vendosur dy pronarët e lokaleve me iniciale E. SH. dhe A.A.
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Sekuestrohen 20 pajisje elektronike, procedohet penalisht dy pronarët e lokaleve. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e dy rasteve të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Vlorës. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit. Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 23 vjeç dhe A. A., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJIROKASTËR– Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës. Në prangat e Policisë ...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke pë...
Aktualitet16 Qershor 2021, 08:46
TIRANË– Për 12 orë rresht Gjykata Kushtetues ka diskutuar sot në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Që prej...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku policia raporton se është dhunuar drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreancionit. Erinda Fino,...
TEPELENË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Memaliaj.56 vjeçari, Adem Hada ka ndërruar jetë pasi u përfshi në aksident. Ai ka qenë duke udhët...
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Chalandri, ku një boksier amator qëlloi dhe dhunoi nënën e tij. Sipas informacioneve, boksieri...