Aktualitet

‘Ishte gjarpër në shtyllë’/ Flasin fqinjët e elektriçistëve që humbën jetën në punë: Bashkimi na ndihmonte ditën

16 Qershor 2021, 10:22 Nga DOSJA
‘Ishte gjarpër në shtyllë’/ Flasin fqinjët e

MALLAKASTËR– Fqinjët e dy elektricistëve Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, në fshatin Jogodinë të Pogradecit, të cilët humbën jetën një ditë më parë aksidentalisht në punë shprehen se ato ishin të papërtuar dhe shumë specialistë.

Për Dosja.al  ata tregojnë se ndjejnë keqardhje për ndarjen nga jeta të dy të njohurve të tyre.


“Me Bashkimin kam punuar edhe unë. Me sa e njihja ka qenë i papërtuar. Ka qenë optimist. Nuk na erdhi mirë se jemi rritur me të. Por këto janë të papritura. Ishte arsye teknike. Bashkimi kishte vite, shumë kohë e gjatë. Ishte linja në remont.

Ishte çështje teknike. Të papërgatitur. Ishte njeri i pakursyer. Bashkimi natën ditën vinte bënte defektin. Na ndihmonte shumë. Vinte gjithmonë. Ka qenë njeri i pazëvendësueshëm. Kemi keqardhje të madhe”,

‘E rrallë që të mund të kesh këto njerëz, ishte gjarpër në shtyllë. Stafi që e la në atë gjendje. Kjo nuk është hera e parë, të tilla defekte i bënte’ – ka thënë një tjetër fqinj.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku dy elektricistët Bashkim Silasi dhe Gjergj Duka, kanë qenë duke punuar për të shtrirë një rrjet elektrik të tensionit të lartë në këtë shtyllë. Shtylla elektrike ka qenë me probleme pasi nga erozioni ishte kalbur dhe është thyer në dysh nga pesha e elektricistëve dhe së bashku me shtyllën janë rrezuar në tokë, ku gjetën vdekjen.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkim saliasi gjergj duka nderrojne jete dy elektricistet bashkim saliasi gjergj duka nderrojne jete dy elektricistet

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2021, 08:46

TIRANË– Për 12 orë rresht Gjykata Kushtetues ka diskutuar sot në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Që prej...