Aktualitet

Përcillen për në banesën e fundit elektriçistët që humbën jetën në detyrë, 64-vjeçari nga Mallakastra do dilte në p

16 Qershor 2021, 10:53 Nga DOSJA
Përcillen për në banesën e fundit elektriçistët

MALLAKASTËR– Bashkim Saliasi 64-vjeçari nga Panahori i Mallakastës që ndërroi jetë paraditen e djeshme në Jagodinë të Roskovecit, do të dilte në pension pas një muaji.

Sipas banorëve të zonës 64-vjeçari kishte një jetë që punonte me elektrikun. Ata thonë që ishte i papërtuar dhe i vinte në ndihmë jo vetëm banorëve të zonës por edhe me gjerë.

Bashkim Saliasi dhe Gjergji Duka ndërruan në mënyrë tragjike, një ditë më parë, gjatë orarit të punës duke demontuar një shtyllën e tensionit të lartë. Shtylla u këput në mes dhe i ka zënë poshtë në të dy punonjësit e elektrikut.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku dy elektricistët Bashkim Silasi dhe Gjergj Duka, kanë qenë duke punuar për të shtrirë një rrjet elektrik të tensionit të lartë në këtë shtyllë. Shtylla elektrike ka qenë me probleme pasi nga erozioni ishte kalbur dhe është thyer në dysh nga pesha e elektricistëve dhe së bashku me shtyllën janë rrezuar në tokë, ku gjetën vdekjen.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkim saliasi gjergj duka bashkim saliasi gjergj duka

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2021, 08:46

TIRANË– Për 12 orë rresht Gjykata Kushtetues ka diskutuar sot në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Që prej...