Aktualitet

Transportonin 11 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës me 200 euro, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

16 Qershor 2021, 09:38 Nga DOSJA
Transportonin 11 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës me

GJIROKASTËR– Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës. Në prangat e Policisë kanë rënë Alion Haxhi dhe Hermeno Mahmuti.

“Shtetasi H. M. u kap në afërsi të fshatit Bulo, duke transportuar me automjetin tip “Opel Corsa”, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili u kap në afërsi të fshatit Kakavijë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person,”-shkruhet në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjirokastër

Goditen dy raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihen në pranga 2 persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Sekuestrohen dy automjete dhe dy aparate celular.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Shtetasi H. M. u kap në afërsi të fshatit Bulo, duke transportuar me automjetin tip “Opel Corsa”, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili u kap në afërsi të fshatit Kakavijë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celular. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alion haxhi gjirokaster hermeno mahmuti policia e shtetit alion haxhi gjirokaster hermeno mahmuti policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2021, 08:46

TIRANË– Për 12 orë rresht Gjykata Kushtetues ka diskutuar sot në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Që prej...