Politike

INTEGRIMI në BE/ Projekt-rezoluta në Parlamentin Holandez, diskutohet propozimi nga qeveria për hapjen e negociatave me Shqip

16 Qershor 2021, 11:05 Nga DOSJA
INTEGRIMI në BE/ Projekt-rezoluta në Parlamentin Holandez, diskutohet

HOLANDË– Ditën e sotme ka patur një seancë debati në parlamentin holandez në lidhje me çështjen e Integrimit në BE. Pjesë e diskutimit ishte dhe Shqipëria dhe qëndrimi që do të mbajë Hollanda në mbledhjen e Këshillit në 22 Qershor. Parlamenti Holandez do të votojë nesër për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Politika e qeverisë hollandeze në lidhje me procesin e zgjerimit është shprehur strikte, e drejtë dhe mbështetëse. Në qëndrimin zyrtar bëhet e ditur se shumica e parlamentit ra dakord që të zhvillohet Konferenca e parë ndër-qeveritare me Shqipërinë.

Në raport, thuhet se Qeveria hollandeze është e kenaqur që është krijuar një kuadër negociues i qartë dhe i qëndrueshëm për negociatat e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.

QËNDRIMI ZYRTAR i Ambasadës/Ministrisë së Jashtme 

Qeveria hollandeze bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse theksohet ne perditesimin e raportit per Shqiperine. Shqiperia ka bere progres ne fushat prioritare si reforma ne drejtesi dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shenuar progres, megjithese nje numer me i larte denimesh per zyrtaret e larte mbetet nje ceshtje e rendesishme per t’u mbajtur ne vemendje. Qeveria hollandeze mundet kesisoj te bjere dakort per mbajtjen e Konferences se Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, nje here qe kuadri negociator te jete miratuar.

Sot, shumica e parlamentit ra dakort qe te mbahet Konferenca e Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, pas miratimit te kuadrit negociator. Procedura do te finalizohet neser me votimin e mocioneve te mundshme te ngritura nga partite apo grupet parlamentare. Qeveria hollandeze eshte e kenaqur qe eshte krijuar nje kuader negociues i qarte dhe i qendrueshem per negociatat e pranimit midis BEse dhe Shqiperise.

Qeveria pret me kenaqesi mbajtjen e te pares Konference Nder-Qeveritare si nje nisje zyrtare e negociatave, nje trajektore intensive ne te cilen reformat ne fushen e sundimit te ligjit, shtetit se te drejtes, luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe fuquzimit te metejshem te institucioneve demokratike do te mbeten prioritete kyce.

Për këtë qëndrim ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama i cili shprehet se pas zgjedhjeve tashmë Shqipëria është zhbllokuar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be parlamenti holandez integrimi i shqiperise ne be parlamenti holandez

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2021, 10:39

SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodër, Voltana Ademi ka dërguar në Gjykatën e Tiranës zgjedhjet e Pjerin Ndreut si kryetar të Shoqatës së Bashkive, ku kërkon s...