Bota

E re dhe e mbuluar me veshje myslimane! Kush ishte përkthyesja e Erdogan në takimin me presidentin Biden, pse u kritikua nga m

16 Qershor 2021, 08:43 Nga DOSJA
E re dhe e mbuluar me veshje myslimane! Kush ishte përkthyesja e Erdogan

BRUKSEL-  Në takimin e presidentit të SHBA, Joe Biden dhe homologut të tij turk, Recep Tajip Erdogan, gjëja që ra më shumë në sy ishte përkthyesja e re turke, Fatma Gulhan Abushanab. Ajo është e veshur me shaminë karakteristike myslimane.

Por kush është përkthyesja e Erdogan?

Emri i saj është Fatma Gulhan Abushanab, e cila është një anëtare e grupit të marrëdhenieve sociale të Presidencës turke, familja e së cilës ka një marrëdhënie të afërt, me familjen e Presidentit Erdogan dhe me qeverinë turke.

Abu Shahanab studioi Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “George Mason” në Shtetet e Bashkuara dhe më pas përfundoi kursin e saj pasuniversitar në Marrëdhëniet Myslimane-Kristiane në Universitetin Georgetown në Uashington. Ajo ka punuar për Organizatën e Lirisë Fetare Beckettfund, Qendrën Ndërkombëtare Wilson dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Fatma ka tre motra dhe nënën, të cilat punojnë të gjitha në Presidencë. Nëna e tyre quhet Safa Kavakci dhe është anëtare e partisë AKP së Erdogan ndërsa më parë ka qënë anëtare e parlamentit dhe ambasadore e Turqisë në Malajzi. Ajo kritikon karakterin laik të Turqisë dhe mbështet publikisht të drejtat e grave myslimane për të mbajtur veshjen e tyre.

Motra tjetër e saj Mariam gjithashtu punon në Pallatin Presidencial si Këshilltare e Erdoga, ndërsa motra tjetër është nënkryetare e komitetit të AKP në Stamboll, ndërsa më e vogla ndër to Elif Kavakci është stilistja e kostumeve të Emin Erdogan, gruas së presidentit turk.

Fatma u kritikua nga mediat turke pasi ajo nuk ka përvojë dhe kompetencë kaq të madhe në përkthimin e diskutimeve kaq të rëndësishmë sa ç’është ai i Erdogan me Biden.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota erdohan takimi biden erdogan erdohan takimi biden erdogan

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2021, 07:55

Bisedimet Biden-Putin mund të zgjasin disa orë

GJENEVË- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin mbajnë të mërkurën (16 qershor) takimin e tyre të parë që kur Biden mori detyrën ...