Bota

Një nga gratë më të pasura në botë, ish-bashkëshortja e Jeff Bezos jep për bamirësi 2.7 miliardë dollarë

16 Qershor 2021, 09:04 Nga DOSJA
Një nga gratë më të pasura në botë,

SHBA- Miliarderja MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka dhuruar edhe 2.7 miliardë dollarë për bamirësi. BBC shkruan se Scott tha në një postim në blog tha se dëshironte që t’u jepte para atyre që “ishin nënfinancuar dhe anashkaluar historikisht”. Ajo shkroi se kishte zgjedhur 286 organizata që punojnë në pabarazinë racore, artet dhe arsimin.

“Në këtë përpjekje, ne drejtohemi nga një besim përulës se do të ishte më mirë nëse pasuria joproporcionale nuk do të përqendrohej në një numër të vogël duarsh dhe se zgjidhjet hartohen dhe zbatohen më së miri nga të tjerët,” tha Scott.

Pavarësisht nga madhësia e këtyre donacioneve, ajo është ende personi i 22-të më i pasur në botë, me vlerë 59.5 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga divorci në vitin 2019 me Jeff Bezos, i cili aktualisht është njeriu më i pasur në botë. Si pjesë e marrëveshjes, zonja Scott përfundoi me 4% të aksioneve të Amazon, pasi kishte ndihmuar Bezos të fillonte gjigantin e teknologjisë në 1994.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jeff bezos mackenzie scott jeff bezos mackenzie scott

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2021, 07:55

Bisedimet Biden-Putin mund të zgjasin disa orë

GJENEVË- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin mbajnë të mërkurën (16 qershor) takimin e tyre të parë që kur Biden mori detyrën ...