Politike

‘Votuan me foton e Bashës, si diktator’/ Edit Harxhi dhe ‘Grupi i PD-së’: Na kërcënuan vëzhguesit, përjashtuan 28

16 Qershor 2021, 06:26 Nga DOSJA
‘Votuan me foton e Bashës, si diktator’/ Edit Harxhi dhe

TIRANË–’Këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje’-kështu u shpreh Edit Harxhi, gjatë konferencës që zhvilloi ditën e sotme së bashku me ‘Grupi për PD’. Kandidatja e cila ishte në garë me Lulzim Bashën, Fatbardh Kadillin dhe Agron Shehajn, e cila u rendit e treta në zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e PD-së, tha se janë lënë jashtë votimit 28 mijë anëtarë të partisë.

Ndër të tjera, Harxhi bëri të ditur se vëzhguesit e saj janë kërcënuar ndërsa në disa qendra votimi kanë votuar persona që nuk kanë as kartë anëtarësie. Ajo shtoi se disa anëtarë kanë votuar me foton e kryetarit, duke e krahasuar me periudhën e diktaturës.


‘Grupi për PD’ renditi një numër shkeljesh të kryera në procesin zgjedhor brenda PD-së.

Arben Ristani, tha se PD është jashtë shtratit ligjor në vend pasi nuk ka zbatuar ligjin ‘Për partitë politike’ dhe nuk ka dorëzuar në gjykatë ndryshimet në statut. Në fjalën e tij, Arben Imami i drejtohet Bashës duke i thënë se nuk është kryetar i një partie komuniste dhe terroriste.

Bujar Nishani, në fjalën e tij përballë mediave tha se Lulzim Basha përfaqëson minorancën e partisë, pasi në votim morën pjesë vetëm 30% e anëtarëve të partisë.

Në zgjedhjet e 13 qershorit, brenda PD-së, për kreun e partisë, Basha mori 26 mijë e 682 vota (80%). Agron Shehaj fitoi 5186 vota (15.55%), ndërsa dy të tjerët kanë marrë përkatësisht nga 2.45% Edith Harxhi dhe 2% Fatbardh Kadilli %.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edit harxhi grupi per pd konference 16 qershor 2021 zgjedhjet ne pd edit harxhi grupi per pd konference 16 qershor 2021 zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll