Bota

Osmani i dërgon letër Borrell: EULEX do të vazhdojë të misionin e tij në Kosovë edhe 1 vit tjetër 

15 Qershor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Osmani i dërgon letër Borrell: EULEX do të vazhdojë të

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar një letër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në të cilën e ka njoftuar për vazhdimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, edhe për një vit tjetër. Në letër thuhet se mandati i EULEX në Kosovë do të jetë pa fuqi ekzekutive, dhe i bazuar vetëm në monitorim. 

“Në letrën drejtuar z. Borell, Presidentja Osmani ka njoftuar se EULEX-i do të jetë me mandat teknik, pa fuqi ekzekutive dhe i bazuar vetëm në monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie, bazuar në letërkëmbimin e vitit 2018 dhe kërkesave të paraqitura nga Presidentja Osmani në letrën e dërguar më 14 qershor. I njëjti mandat mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër, në rast të vlerësimit pozitiv të punës së këtij misioni nga Presidentja e Republikës së Kosovës”, thuhet njoftimin e Presidencës.

Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora eulex josep borrell vjosa osmani eulex josep borrell vjosa osmani

Sondazh

Poll