Bota

Ramush Haradinaj e quan dështim të plotë takimin e Kurtit me Vuçiçin: Qesharake, njohja e Kosovës nuk është prioriteti i

15 Qershor 2021, 14:47 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj e quan dështim të plotë takimin e Kurtit me

KOSOVË-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur dështim të plotë takimin që kryeministrin Kurti e ka pasur me presidentin Vuçiç sot në Bruksel.

Haradinaj thotë se është qesharake se si njohja e Kosovës nuk është prioritet i Kurtit. Sipas tij njohja i nënkupton të gjitha pikat e tjera si paqen, ekonominë, dhe për të pagjëturit. Haradinaj ka thënë poashtu se qasja për të biseduar për tema pa u njohur shtetet me njëra-tjetrën është e rrezikshme në këtë fazë.

“Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.  Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit. Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit. Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin”

LAJMI KRYESOR: 4 orë “sy më sy”! Asnjë rezultat! Presidenti Vuçiç del “tym”: Na kërkuan njohjen e Kosovës, Kurti më provokoi! Kryeministri: Shihemi sërish më 25 korrik

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialou kosove-serbi ramush haradinaj albin kurti dialou kosove-serbi ramush haradinaj

Sondazh

Poll