Bota

Video/ Raporti i ri për vrasjen e gazetarit Khashoggin: Kriminelët sauditë morën “ilaçe të paligjshme” në Kajro

15 Qershor 2021, 14:30 Nga DOSJA
Video/ Raporti i ri për vrasjen e gazetarit Khashoggin: Kriminelët

KAJRO-Pas vrasjes së gazetarit të Washington Post Jamal Khashoggi, është zbuluar një ekip kriminelësh sauditë kanë fluturuar drejt Kairos në mënyrë që të marrin ilaçe ‘të paligjshme’ të cilat do ti përdornin për të vrarë gazetarin.

Dorëzimi i ilaçeve vdekjeprurëse në Kajro për të helmuar në mënyrë të efektshme Khashoggi është midis një numri detajesh të reja rreth vrasjes së rëndë të gazetarit që zbulohen në një sezon të ri me tetë episodë  “Conspiracyland” të Yahoo News që do të dalë këtë javë, me titull “The Secret Lives and Brutal Death of Jamal Khashoggi”.

Khashoggi besohet të jetë vrarë dhe copëtuar në Konsullatën Saudite të vendosur në qytetin turk, Stamboll. Zyrtarët sauditë kanë pretenduar se vdekja e Khashoggi ishte një “operacion mashtrues” i kryer nga një ekip që ishte dërguar për të bindur shtetasin Saudit të kthehej në mbretëri.  Sidoqoftë, CIA arriti në përfundimin në vitin 2018 se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman kishte miratuar vrasjen.

Gazetari i Washington Post u vra në konsullatën Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018, rast ky që njollosi reputacionin e sundimtarit të Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman.

Presidenti amerikan Joe Biden në shkurt u zotua të kërkojë llogari nga Arabia Saudite për vdekjen e Khashoggit, duke lëshuar një raund masash ndëshkuese kundër vendit pas lëshimit të një raporti të inteligjencës që lidh Arabinë Saudite me vrasjen.

Sidoqoftë, Biden veçanërisht u ndal në vendosjen e sanksioneve kundër princit të kurorës, me shumë vëzhgues që deklaruan se Biden ka të ngjarë të mos donte të rrezikonte marrëdhëniet SHBA-Arabia Saudite.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jamal khashoggi kajro jamal khashoggi kajro

Sondazh

Poll