Bota

Teoria e shpërthimit të Covid-19/ Dalin pamjet brenda laboratorit në Wuhan, shkencëtari ushqen lakuriqin e natës me krimb

15 Qershor 2021, 13:03 Nga DOSJA
Teoria e shpërthimit të Covid-19/ Dalin pamjet brenda laboratorit

SHBA– Pandemia e Covid-19 ka më shumë se 1 vit që ka bllokuar lëvizjen e lirë të njerëzve në mbarë botën ndërsa mbetet ende mister se si lindi sëmundja që mori miliona jetë.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje brenda Institutit të Virologjisë Wuhan ku duket se lakuriqët e natës mbahen në kafaz. Ndërsa në një moment duket se shkencëtari ushqen lakuriqin e natës me një krimb.


Këto pamje duket se hedhin poshtë mohimet nga hetuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilët thanë se spekulimet se virusi doli nga laboratori në Wuhan ishte thjesht një hipotezë.

Videoja është bërë nga Akademia Kineze e Shkencave me rastin e laboratorit të ri të biosigurisë të nivelit 4 dhe është regjistruar në maj 2017.

(E.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 covid-19

Sondazh

Poll