Bota

2 ditë para takimit me Putin, Joe Biden ndërron mendimin për të: Vladi është i fortë dhe i zgjuar

15 Qershor 2021, 13:54 Nga DOSJA
2 ditë para takimit me Putin, Joe Biden ndërron mendimin për

BRUKSEL- Presidenti I SHBA Joe Biden gjatë deklaratës së djeshme që dha në Samitin e NATO-s iu përgjigj gazetarëve rreth puetjeve për Valdimir Putin.

Ata i përsëritën pyetjen që i kishin bërë në mars nëse Vladimir Putin është vrasës dhe ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes por nënqeshi duke thënë ‘Vladi është një kundërshar i denjë’.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri komentet gjatë një konference për shtyp, ku u shfaq me dy orë vonesë. Tani, përpara takimit të tij me të në Gjenevë të Zvicrës, nuk i kurseu komplimentat për homologun rus, duke e quajtur “të zgjuar” dhe “të fortë”.

“E kam pasur përballë Putinin. Është i mprehtë dhe i fortë, dhe nga sa kam arritur të zbuloj, është praktikisht një kundërshtar i denjë”, tha Biden.

Biden tha se gjatë takimit të tyre do t’ia bëjë të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. “Por nëse ai preferon të mos bashkëpunojë, nëse vepron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike dhe veprime të tjera, atëherë do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë”, u shpreh kreu i shtetit amerikan.

Vizita e tij tetë ditore në Europë po dëshmohet gjithmonë e më qartë si një përpjekje për t’u siguruar se Perëndimi flet me një zë të vetëm përballë Rusisë dhe Kinës.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden vladimir putin joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll