Bota

Publikohet bilanci i Covid-19 në Kosovë: Asnjë viktimë dhe 12 raste të reja

15 Qershor 2021, 13:12 Nga DOSJA
Publikohet bilanci i Covid-19 në Kosovë: Asnjë viktimë dhe

KOSOVË– Ministra e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë në vend. Sipas bilancit, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot, 11 mijë e 19 qytetarë kanë marrë ozën e dytë të vaksinës anti-Covid. Në total numri i rasteve aktive është 238.

Njoftimi i MSH’së:

15 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.

Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107. Në total numri i rasteve aktive është 238.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll