Bota

E pazakontë, ‘Web-desiger-i’ nga Filipinet i vendos emrin djalit HTML

15 Qershor 2021, 15:18 Nga DOSJA
E pazakontë, ‘Web-desiger-i’ nga Filipinet i vendos emrin

FILIPINE- Një Web-designer nga Filipinet e ka quajtur djalin e tij të porsalindur, HTML. Mirror shkruan se këtë gjë Mac Pascual e ka bërë për shkak të profesionit të tij, si dhe duke shtuar se ata e kishin në traditë që të vendosnin emrat e fëmijëve, të veçantë.

Halla e djalit të vogël, postoi një foto të vogëlushit në rrjetet sociale me mbishkrimin “Mirësevini në botë HTML”. Postimi u bë viral për shkak të emrit të vogëlushit, ndërkohë që në komente shumë njerëz, u shprehën se djali do të bëhet objekt bullizmi kur të rritet, për shkak të emrit të tij.

Mac Pascual tregoi se prindërit e tij, ja vunë emrin gjatë atij Macaroni 85, ndërsa motrën e tij e quajtën Spageti 88.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota html mac pascual html mac pascual

Sondazh

Poll